Rreth Nesh

Jemi ngritur mbi vlera, prandaj qëndrojmë fuqishëm në këmbë

We build

the future

Urban Plan Construction (UPC) është një kompani ndërtimi vendore e cila operon në treg që në vitin 1994. Kompania fillimisht u themelua si Shaza Komerc, ndërsa në vitin 2002 do të njihet me emrin Shaza Trans. Transformimin më të madh si kompani e arriti në vitin 2010 ku u emërua si Urban Plan Construction.
Kompania fillimisht u formua me hapa të ngadaltë por të sigurtë. Themeluesit e kompanisë ishin vëllezërit Shasivari, duke pasur gjithmonë mbështetjen e prindit. Investimi në punë kualitative dhe përqëndrimi në arritjen e qëllimit të klientëve, kompanisë I mundësoi fitimin e besimit në treg dhe rritjen e vlerave. Kështu ajo arriti në zgjerimin e saj dhe u bë konkurrente e fortë në tregun e ndërtimit.
Ky sukses vazhdon vit pas viti, duke e dëshmuar me nënshkrimin e kontratave dhe kryerjen e projekteve të rëndësishme, si në sektorin shtetëror ashtu edhe në atë privat.

Vizioni

Ne, përveç se ndikojmë në kualitetin e jetës tuaj, ne ndërtojmë edhe kompaninë tonë, prandaj si kompani kemi vendosur që të kemi një vision; objektet tona të jenë strehim edhe i brezave të ardhshëm.

Misioni

Arritja në majen më të lartë të tregut dikur ka qenë ëndërr e kompanisë, ndërsa sot ajo është mision, të cilin hap pas hapi po e realizojmë. Puna jonë trgon se ne jemi shumë afër tij dhe së shpejti, me punë meritore, do të emërtohemi edhe si kompani lidere në tregun e ndërtimit.

Vlerat

UPC që në fillimet e saj e kishte të njohur se një kompanie i shtohen vlerat nga kualiteti i punës dhe menaxhimit të saj, prandaj organizimi i operativës dhe besnikëria që krijojmë me klientet njihen si vlerat tona kryesore.

Sot Urban Plan Construction punon me një kapacitet prej gjashtëdhjetë punëtorë e tredhjetë maqineri. Në kuadër të kompanisë vepron edhe fabrika për prodhimin e materialeve të ndërtimit, siç janë betoni dhe gurorja, poashtu posedon edhe dy hidrocentrale.
Përgjatë gjithë këtyre viteve u jemi përkushtuar kërkesave të klientëve tanë duke u ofruar cilësi dhe standarde të larta. Çelësi i suksesit tonë qëndron në shërbimet kualitative, të sigurta dhe të besueshme të ndërtimit të së ardhmes tuaj.