Sot realizuam inspektimin e punimeve për rekonstruktimin e sallës së sportit në Shkollën Fillore “Bajram Shabani” në Kondovë, një projekt i rëndësishëm që realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në terren angazhimi po zhvillohet me përkushtim dhe përgjegjësi.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative për nxënësit, duke krijuar një ambient më të sigurt, funksional dhe bashkëkohor. Përmes ndërhyrjeve të planifikuara, salla do të përshtatet me standarde më të larta të përdorimit dhe do t’u shërbejë më mirë nevojave të shkollës dhe komunitetit.
Komuna e Sarajit mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet qendrore për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve tanë. Si “Urban Plan Construction”, jemi të nderuar të jemi pjesë e proceseve që sjellin përmirësime konkrete në infrastrukturën arsimore dhe sportive.
Investim në arsim do të thotë investim në të ardhmen.

sq
mk
en