18 Prill 2013 u bë hapja solemne e Spitalit Psikiatrik në Shkup. Në këtë hapje morrën pjesë Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe pronari i kompanisë Urban Plan Construction, si kompani ndërtuese se spitalit. Ministri u shpreh se ky është një spital me standarde të larta Europiane dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me kompani serioze dhe profesionale, sikurse është edhe kompania UPC.