Brendi

Origjina e kompanisë

Origjina

Kompania jonë u formua në vitin 1994 si Shaza Komerc, në vitin 2002 u njoh me emrin Shaza Trans, kurse që nga viti 2010 njihet si Urban Plan Construction ku si e tillë vazhdon të funksionojë edhe sot.

Emri

Emri Shaza Komerc u formua nga mbiemri i pronarit "Shasirvari". Nvarësisht nga veprimtaria kompanisë i shtohej edhe pjesa tjetër e përshtatur, Komerc, Trans, etj. Urban Plan Construction
erdhi si nevojë e zgjerimit të tregut dhe adaptimit më të lehtë. Domethënia e emrit është që çdo gjë të ndërtohet me planifikim.

Logo

Eshte dizajnuar në bazë të konceptit të ndërtimtarisë. Ajo paraqet silueten e disa objekteve të ndërtuara, ndërsa UPC janë shkurtesat e emrit të kompanisë me të cilat njihet edhe në treg.

Slogani

We build the future – Tanimë disa vite kompania jonë përmes këtij slogani thekson vlerën e klientëve të saj. Puna jonë është që t’u japim më të mirën klientëve tanë. Ne ndërtojmë të ardhmen që ju e dëshironi dhe për ne ky është suksesi.